Facebook dhe Google bien në radarët e hetimeve

Bashkimi Evropian dhe autoritetet britanike po hetojnë marrëveshje reklamimi në internet të vitit 2018 midis Google dhe Facebook.

Bëhet fjalë për marrëveshjen “Jedi Blue”, të cilën kompania e përbashkët Meta e mbrojti pas akuzave të BE-së për pengimin që po u bënte rivalëve të teknologjisë së reklamave.

Marrëveshja “Jedi Blue’ i mundëson Meta-s të marrë pjesë në programin e ofertave të hapura të Google.

Një këndvështrim nga hetimi i BE-së e shikon problemin te marrëveshja, një tjetër e shikon tek abuzimi me dominimin e Google. Facebook nuk është i interesuar të vërtetohet ky dyshim.

Google u kundërpërgjigj hetimeve me argumentin se kjo është marrëveshje e dokumentuar publikisht dhe mundëson Rrjetin e Audiencës në Facebook të marrë pjesë në programin tonë të ofertës , së bashku me dhjetëra kompani të tjera.

Kompania “Meta” me anë të një deklarate zyrtare tha se marrëveshjet  mes saj dhe Google kanë ndihmuar në rritjen e konkurrencës për vendosjen e reklamave.

Autoriteti “antitrust” i Britanisë po heton gjithashtu marrëveshjen dhe mbikëqyrësi i konkurrencës i BE tha se synon të bashkëpunojë me homologun e tij britanik për këtë çështje.

Google, tashmë është gjobitur me më shumë se 8 miliardë euro nga antitrust në dekadën e fundit. Ndërsa, Facebook po hetohet për çështje të tjera dhe mund të përballet me gjoba deri në 10% të shumës së Google.