
Fabiola Baglieri nuk është vajza e “Mr Bean”
Vajza që shihni në foto ka marrë pseudonimin “Vajza e Mr.Bean” dhe është bërë e famshme në rrjetin e njohur social TikTok. Kjo për shkak të paraqitjes së saj dhe videove ku shfaqet me vetulla të trasha të pahequra dhe me mustaqe, e ngjashëm me komedianin e famshëm.
Por e dini se makeup-i mund të bëjë mrekullira?
Kur bëhet fjalë për ikonat e stilit dhe bukurisë, Mr.Bean nuk është saktësisht në krye të listës.
Kështu që kur Fabiola Baglieri e gjeti veten me pseudonimin “vajza e zotit Bean”, ajo ishte më pak se e kënaqur.
“Imagjinoni të jeni vërtetë vajza e zotit Bean… çfarë makthi!” thotë ajo një video të postuar në TikTok ku nuk ishte e lë TikTokyer me makeup.
Ndërsa në një video tjetër, Fabiola ka treguar veten e saj në një tjetër aspekt. Si një vajzë e kuruar dhe me një makeup ku duket totalisht e transformuar, sa nuk besohet se është vërtetë ajo.
18-vjeçarja e ka gjetur veten duke tërhequr një numër të madh ndjekësish me videot e saj që të bëjnë për të qeshur. Ndërsa së fundmi ajo festoi pasi mblodhi 10 milionë ndjekës, a ka merita babai i saj imagjinar Bean?
Në videon ku shfaqet me grim, kryesisht djemtë komentojnë duke thënë se është e pabesueshme se si mund të ndryshojë një vajzë, apo një grua me makeup. Sigurisht pati shumë të tjerë që komentuan kundër, duke thënë se nuk është e nevojshme të krijosh një tjetër identitet duke lyer sytë dhe buzët.
*Tibo News.