
Evropa thuajse e hapur për të gjithë turistët
Evropa thuajse është hapur e gjitha për turistët, edhe për ata që nuk janë vaksinuar, pasi nuk kërkohet më një green pass apo një test negativ të Covid.
Italia ishte vendi i fundit në Evropë që njoftoi se nga 1 qershori heq të gjitha kufizimet për turistët.
Tashmë kushdo që dëshiron të shkojë Itali nuk duhet ketë më një green pass me vete dhe as ta tregoj atë tek autoritetet atje.
Ndërkohë, në 15 qershor bie dhe detyrimi për të mbajtur maskë në kinema, teatro dhe spektakle të mbyllura. Por ajo mund të vazhdojë të kërkohet për transportin, të paktën në distanca të gjata.
*Tibo News