Evropa studion opsionin e fermave diellore në hapësirë

Agjencia Evropiane e Hapësirës  me gjasë do të miratojë një studim 3-vjeçar mbi mundësinë e themelimit të fermave diellore në hapësirë, me qëllim për të prodhuar energji elektrike.

Ministrat e hulumtimeve të vendeve evropiane do ta marrin në konsideratë idenë në një takim në Paris, pasi ‘Iniciativa Solaris’ është e para që do të niset për një plan praktik për të zhvilluar një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme me bazë në hapësirë.