Evropa përjetoi vitin e dytë më të nxehtë në 2022

Evropa përjetoi vitin e dytë më të ngrohtë përgjatë 2022-shit duke shënuar kështu një rekord sipas shkencëtarëve të Bashkimit Europian.

Shërbimi i Unionit për Ndryshimet Klimatike deklaroi gjithashtu se viti 2022 ishte viti i 5-të më i ngrohti në botë .

Planeti tani është 1.2C më i ngrohtë se në kohërat para-industriale, si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.

Vera e kaluar ishte më e nxehta e regjistruar në Evropë, duke thyer rekorde temperaturash në vende si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Valët e forta të të nxehtit shkaktuan më shumë se 20,000 viktima edhe në vende si Franca, Gjermania, Spanja apo Britania.

E kombinuar me mungesën e shiut, nxehtësia shkaktoi një thatësirë të përhapur që analizat fillestare e renditën si më të keqen në Evropë në 500 vjet.

Për pasojë pati një rënie të prodhimeve bujqësore, mungesë të ujit si dhe ndërprerje të punës së hidrocentraleve.

Disa vende të Evropës ku mes tyre Spanja, Franca dhe Sllovenia u përfshinë nga zjarre masive që lëshuan emetimet më të larta në atmosferë që nuk ishin parë prej 15 vitesh.

Përkeqësimi i klimës ka shkaktuar me dhjetëra mijëra viktima nga zjarri, përmbytjet apo i nxehti ekstrem.

Temperaturat globale do të ndalojnë së rrituri vetëm nëse vendet reduktojnë emetimet e tyre në “zero neto” – që do të thotë se nuk lëshojnë më shumë gazra serë në atmosferë sesa heqin.

27 vende të BE-së, Britania, Kanadaja, Japonia dhe të tjerët janë zotuar ta arrijnë këtë objektiv deri në vitin 2050,  ndërsa Kina dhe India  synojnë ta arrijnë këtë objektiv më vonë.

*TiboNews