
Evropa nën valë, Britania shënon rekord temperaturash
Evropa perëndimore po përballet me temperatura të larta, ndërsa vala e të nxehtit po shkon drejt Veriut.
Në Francë dhe në Britani u lëshuan paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, ndërsa Spanja veriore regjistroi temperatura prej 43 gradë Celsius sot.
Zjarret vdekjeprurëse në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.
Britania pritet të shohë ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë dhe ekspertët thonë se pjesë të Francës përballen me një “apokalips të nxehtësisë”.
Dy persona humbën jetën nga zjarret në pyjet në rajonin veriperëndimor të Zamora në Spanjë dhe trenat në zonë u ndaluan për shkak të zjarrit pranë shinave. Një çift i moshuar humbi jetën teksa po përpiqej t’i shpëtonte zjarreve në veri të Portugalisë.
Disa pjesë të Francës panë ditët e tyre më të nxehta ndonjëherë me qytetin perëndimor të Nantes që regjistroi 42 gradë Celsius.
Zjarret në ditët e fundit detyruan më shumë se 30,000 njerëz të largohen, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit. Një kopsht zoologjik me 1000 kafshë ishte mes zonave të evakuuara.
*Tibo News