Evropa në mungesë të theksuar uji

Shatërvanët e Concorde Plaza janë bosh në Paris, Francë, pasi Evropa është nën një valë ekstreme të të nxehtit.

 

Qeveria franceze ka ngritur një ekip për të trajtuar një thatësirë historike që ka lënë më shumë se 100 komuna pa ujë të pijshëm.

Kamionët po çojnë ujë në ato zona, pasi Ministri për Tranzicionin Ekologjik Christophe Béchu u shpreh se nuk ka mbetur më asgjë në tubacione.

Sipas tij, kjo është një situatë që nuk është parë kurrë më parë dhe se lajmi i keq është që mesa shihet, nuk ka ndërmend të ndalet.

Kryeministrja Elisabeth Borne ka paralajmëruar se Franca po përballet me “thatësirën më të rëndë” të regjistruar ndonjëherë në vend.

Vala e të nxehtit që ka prekur vendin që nga qershori ka bërë që pemëve dhe shkurreve t’u bien gjethet më herët dhe shkurret të hedhin gjethet më herët, duke krijuar skena të një vjeshte.

 

Shërbimi kombëtar meteorologjik francez Météo-France parashikon rritje të mëtejshme të temperaturave dhe tokë akoma më të thatë pavarësisht stuhive të fundit.

Sipas Météo-France temperaturat maksimale ndërmjet 32°C dhe 36°C me shumë mundësi, do të jenë prezente për një kohë të gjatë.