Evropa e papërgatitur për rreziqet klimatike në rritje

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), Evropa nuk është e përgatitur për rreziqet klimatike në rritje të shpejtë me të cilat përballet.

Nga zjarret që djegin shtëpitë deri te moti i dhunshëm që shtrëngon financat publike, raporti thotë se nevojiten më shumë veprime për të trajtuar gjysmën e 36 rreziqeve të rëndësishme klimatike me pasoja potencialisht të rënda që identifikon për Evropën.

Pesë rreziqe të tjera kanë nevojë për veprim urgjent, thotë raporti, shkruan The Guardian.

“Analiza jonë e re tregon se Evropa përballet me rreziqe urgjente klimatike që po rriten më shpejt se gatishmëria jonë shoqërore,” tha Leena Ylä-Mononen, drejtoresha ekzekutive e EEA.

Raporti shqyrton se sa të rënda janë kërcënimet klimatike dhe sa mirë është e përgatitur Evropa për t’u përballur me to.