
Eventi madhështor në “Air Albania”, Florian Marku ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo
Pritja mori fund. Më 25 gusht, Florian Marku do të sfidojë në shtëpinë e tij, “Air Albania” boksierin e njohur meksikan Miguel Parra Ramirez.
Emocionet e kësaj përballjeje spektakolare nga foleja e shqiponjave do të vijnë në ekranet tuaja në mënyrë ekskluzive në Oversport dhe Tibo.
Do të jetë një mbrëmje magjike në kryeqytet, ku do të zhvillohen 9 ndeshje, të cilat do të kulmojnë me zbritjen në ring të kampionit shqiptar, Florian Marku.
Gjithashtu do të sfidohet edhe Amarildo Vraja, një tjetër boksier me të ardhme të ndritur në këtë sport.
Surprizat dhe emocionet nuk kanë fund në Overport dhe Tibo, që rikthehen në “Air Albania” pas organizimit perfekt të ndeshjes Partizani-Saburtalo.
Për Florian Markun është sfida e parë e madhe në shtëpi dhe ku ka ngjarje madhore, dyshja Oversport-Tibo nuk mungon kurrë. Është një nga eventet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në “Air Albania”, ku do të marrin pjesë edhe yjet e muzikës si Capital T, Noizy dhe shumë të tjerë.
Nga ora 18:00 rehatohuni përpara televizorit tuaj për të shijuar magjinë/Oversport & Tibo.