Eventet e javës në Tiranë

Fillimi i javës zakonisht shoqërohet me një plan të cilit supozohet t’i shkojmë nga pas për gjatë gjithë javës. Prandaj, nëse jeton ose të bie rruga në kryeqytet, ne ju listojmë disa nga aktivitetet që mund t’i bashkohen planifikimeve tuaja javore.

 

E hëna këtë herë ka nisur me ekspozitën “Unë kam një ëndërr”, e realizuar nga fotografja Jutta Benzeberg. Ky projekti i bën thirrje shoqërisë për të drejta dhe shanse të barabarta, për të sfiduar sterotipet gjinore.

Risia e këtij projekti ishte intervistimi dhe pyetja se cilat ishin ëndrrat e tyre. Fotografja tregoi se ajo që zbuloi ishte ndryshimi në ëndrrat që kishin. Shumica prej tyre kishin një ëndërr dhe dëshirë. Të ishin të pavarura. Kjo i ka bërë shumë përshtypje.

Ekspozita do të jetë event që zgjat dhe do të keni mundësinë ta shikoni gjatë gjithë javës.

  • VENDI Bulevardi Dëshmorët e Kombit
  • DITA / ORA (E hënë-E diel) 16:00 – 20:00

 

“Dita më e bukur”, me regji të Ledio Topallit do të ketë aktorët: Gentian Zenelaj, Adelina Muça, Sheila Haxhiraj, Jorida Meta dhe Klodian Hoxha. Komedia franceze është shkruar nga David Foenkinos dhe në teatër ka filluar të shfaqet që nga e dita e enjte, por e hëna dhe e marta do jenë gjithashtu ditët qe mund ta ndiqni.

  • VENDI Teatri Kombëtar Eksperimental
  • DITA / ORA (E hënë-E martë) 19:00 – 21:00

 

Për të gjithë artdashësit e artit të Cirkut, kemi një lajm të mirë. Në cirkun kombëtar do të kemi shfaqje në 4 ditët e kësaj jave.

  • VENDI Cirku Kombëtar, Rruga Dedë Gjo Luli
  • DITA / ORA (E enjte-E diel) 11:00 – 12:30

 

“Tre dimrat” është vepër e autores Tena Stiviçiç me regji nga Rozi Kostani. Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar dhe hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.

  • VENDI Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana, Rruga Ded Gjo Luli Tirana 1001
  • DITA / ORA (E enjte-E diel) 19:00 – 22:00

 

Java mbyllet me një shfaqje për fëmijët, “Tullumbaci i kuq”. Shfaqja ka të bëjë me një burrë dhe një tullumbace të kuqe dhe vjen në skenë jo nëpërmjet fjalës por nëpërmjet pantomimës, gjatë së cilës përcjell një sërë emocionesh te publiku. Personazhi i vetëm njerëzor në këtë shfaqje është Plaku, i cili nuk flet më, pasi nuk ka me kë të flas.

  • VENDI Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana, Rruga Ded Gjo Luli Tirana 1001
  • DITA / ORA (E shtunë- E diel) 11:00 – 12:30