
Eventet e javës në Tiranë
Java që sapo ka nisur është e mbushur me aktivitete të ndryshme.
Ekspozitë, teatër, kinema.
Ne kemi listuar për ju disa nga aktivitetet, përfshirë këtu kohën dhe vendin ku do të ndodhin.
“Gjyshja ka ikur me cirkun”
Historia e kësaj shfaqje është shkruar nga Mike Kenny dhe është një përzierje e zgjuar e realitetit të dashurisë familjare me fantazinë e fëmijëve për botën e përjetshme të cirkut.
Vepra vjen në skenë nga regjisorja Armela Demaj dhe interpretohet nga aktori Kastriot Ramollari në rolin e gjyshit, Klesta Sheros në rolin e Emës dhe Mariglen Domi, në rolin e pantonimistit.
Kjo vepër trajton tema të tilla si: dashuria famijare, përballja me humbjen e njerëzve të afërt, marrëdhënien midis brezave apo zhvillimin e imagjinatës tek fëmijët.
- VENDI Cirku Kombëtar, Rruga Dedë Gjo Luli
- DITA / ORA (E shtunë-E diel) 11:00 – 11-45
“Edmond”
Epoka e bukur, qyteti i dritave, viti 1897, Paris.
Personazhi ynë Edmond Rostand, duhet të shkruajë një komedi në vargje, në një kohë që nuk premton.
Tre javë kohë për të shfaqur premierën, ndërkohë që di vetëm emrin, “Sirano dë Berzhërak”.
Edmondi do të gjejë frymëzimin në vendet më të pazakonta.
- VENDI Teatri Kombëtar, Rruga Sami Frasheri Tirana, Albania
- DITA / ORA (E hënë-E martë) 19:00 – 21:00
“Unë kam një ëndërr”
Ekspozita “Unë kam një ëndërr”, realizuar nga fotografja Jutta Benzeberg, i bën thirrje shoqërisë për të drejta dhe shanse të barabarta, për të sfiduar sterotipet gjinore.
Risia e këtij projekti ishte intervistimi dhe pyetja se cilat ishin ëndrrat e tyre.
Fotografja tregoi se ajo që zbuloi ishte ndryshimi në ëndrrat që kishin.
Shumica prej tyre kishin një ëndërr dhe dëshirë.
Të ishin të pavarura.
Kjo i ka bërë shumë përshtypje.
Këtë ekspozitë e kemi ndjekur gjatë javës që kaloi, por do të kemi mundësinë ta ndjekim edhe për disa ditë.
- VENDI Bulevardi Dëshmorët e Kombit
- DITA / ORA (E hënë-E enjte) 16:00 – 20:00
Cirk
U bëjmë të ditur të gjithë artdashësit e artit të Cirkut se shfaqjet do të vazhdojnë. Në cirkun kombëtar do të kemi shfaqje në 3 ditët e kësaj jave.
- VENDI Cirku Kombëtar, Rruga Dedë Gjo Luli
- DITA / ORA (E enjte-E shtunë) 11:00 – 12:30
“Tullumbaci i kuq”
Fundjava është e fëmijëve dhe nuk kemi si mos ta mbyllim pa to.
“Tullumbaci i kuq” ka të bëjë me një burrë dhe një tullumbace të kuqe dhe vjen në skenë jo nëpërmjet fjalës por nëpërmjet pantomimës, gjatë së cilës përcjell një sërë emocionesh te publiku.
Personazhi i vetëm njerëzor në këtë shfaqje është Plaku, i cili nuk flet më, pasi nuk ka me kë të flas.
- VENDI Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana, Rruga Ded Gjo Luli Tirana 1001
- DITA / ORA (E shtunë- E diel) 11:00 – 12:30