
Eva Mendes jua heq sikletin të gjithave ju që “vuani” si ajo
Eva Mendes nuk ka frikë të tregohet e vërtetë për qimet e padëshiruara të fytyrës.
Aktorja, 49 vjeç, i kushtoi dy postime në Instagram përvojës së saj me dermaplaning, teknikën e kujdesit të lëkurës që përfshin heqjen e shtresave të sipërme të lëkurës dhe qimeve në fytyrë.
Ajo tha se trajtimet e saj në spa Beauty Villa Vergara në Beverly Hills, Kaliforni, ishin “parajsë”. Në një postim të mëparshëm duke ngacmuar trajtimet e saj, ajo tha, “Nuk ka vend tjetër si ky.”
Epo, që ta dini. Qimet e fytyrës nuk i keni vetëm ju që ankoheni, por edhe VIP-at e Hollywood-it.