Eurozona duket se po shmang recesionin

Vendet që përdorin si monedhë zyrtare të tyren euron me sa duket po arrijnë të shmangin recesionin.

Të dhënat më të fundit treguan një rritje në mënyrë befasuese të ekonomisë përgjatë tri mujorit të fundit të vitit 2022.

Ekonomia e bllokut 27-anëtarësh pa një zgjerim me 0.1% e cila nuk është diçka e madhe, por megjithatë mbetet një shenjë pozitive mbi rënien ekonomike që kishin parashikuar ekspertët.

Në mesin e vendeve që panë zgjerim të ekonomisë së tyre ishin Franca dhe Spanja.

Ndërkohë me një tkurrje në financat e tyre u përballën Gjermania dhe Italia.

Rritja ekonomike vjen pavarësisht një krize të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë e cila ka ndikuar në varfërimin e familjeve europiane dhe ka frenuar konsumatorët.

Fitimet vijnë pavarësisht nga një krizë e çmimeve të energjisë.

Rritja e kostove për karburantin ka varfëruar kursimet e familjeve dhe ka frenuar investimet.

Bankën Qendrore Evropiane është detyruar të bëjë një rritje të paprecedentë të normave të interesit  për të ulur inflacionin.

Megjithatë ekonomia e unionit ka treguar gjithashtu një elasticitet të papritur.

Diçka e tillë ka shtyrë dhe FMN-në që të rrisë parashikimet e saj për sa i përket rritjes ekonomike.

Tani më pritet që ekonomia e eurozonës të zgjerohet me 0.7% këtë vit.

Kjo është më shumë nga një parashikim i mëparshëm prej 0.5%.

*TiboNews