Eurovizion publikon renditjen zyrtare, ku do performojë Ronela Hajati

Pas triumfit në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Ronela Hajatin e pret sfida e radhës në Eurovizion.

Zyrtarisht është publikuar renditja e shteteve që do të performojnë në netët e para pjesë e semi-finales. Dhe ndoshta numri 1 do sjellë fat për këngëtaren tepër energjike. Ronela Hajati me këngën Sekret do të performojë e para në skenë, në natën e parë të finalistëve më datë 10 Maj.

Eurovizion në edicionin e 66-të të saj do të mbahet në Torino të Italisë, pas fitores së diskutueshme të një viti më parë nga grupi Maneskin. Janë tre netë plot emocione, ku më 14 Maj do të mbahet finalja e madhe.

‘Sekret’ duket se është një zgjedhje e zgjuar e këngëtares, dhe ndoshta mund të shënjojë… një moment historik për Shqipërinë, si fituese e Eurovizion. Anxhela Peristeri me këngën “Karma” çoi Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovizion.