
Eurovision-i për Ukrainën, brenda një bunkeri
Timur Miroshnychenko, komentatori i Ukrainës për Eurovision Song Contest 2022, ka bërë transmetimin në një bunker, ndërkohë që gjysmëfinalja e parë e festivalit po zhvillohej në mes të pushtimit rus.
Komentatori ndodhej në një dhomë nëntokësore gjatë kohës që përfaqësuesit e 17 vendeve u ngjitën në skenën e festivalit në Torino.
Miroshnychenko ka qenë komentator i Ukrainës që nga viti 2007, me përjashtim të vitit 2017 kur ai organizoi konkursin, i cili u zhvillua në Kiev. Përfaqësuesit e Ukrainës janë parë në mesin e pretendentëve kryesorë për të fituar dhe ishin ata ndër të parët që kaluan në finale pas performancën energjike me këngën “Stefania”.
Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, dallohet komentatori Miroshnychenko në një bunker, i ulur pranë një tavoline të vogël, rrethuar me mjetet, aparatin fotografik, kabllot dhe dritat.