AlbanianEnglish

Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë, ja shteti pritës

Organizatori i Eurovision Song Contest ka thënë se do të nisë bisedimet me BBC-në për mbajtjen e eventit të vitit të ardhshëm në Britani të Madhe, pasi arriti në përfundimin se nuk mund të mbahet në Ukrainë.

Gjithmonë ky lloj eventi është organizuar në vendin fitues të një viti më parë.

Muajin e kaluar, grupi ukrainas Kalush Orchestra fitoi Eurovision-in e vitit 2022, duke e shtyrë Britaninë në vendin e dytë falë një rritjeje të votave nga publiku.

Fitorja nxiti shpirtrat ukrainas mes pushtimit rus.

 

Transmetuesi publik i Ukrainës e ka organizuar ngjarjen dy herë më parë, në 2005 dhe 2017.

Unioni Evropian i Transmetuesve tha se kishte kryer “një vlerësim të plotë dhe studim fizibiliteti” mbi mundësinë që ai ta bënte këtë përsëri.

Ai tha se konkursi është një nga prodhimet më komplekse televizive në botë dhe ka nevojë për 12 muaj kohë përgatitjeje.

 

Bordi drejtues i konkursit u shpreh se me keqardhje të thellë ka arritur në përfundimin se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale të kërkuara që një transmetues të presë, organizojë dhe prodhojë “Eurovision Song Contest” sipas rregullave, nuk mund të përmbushen nga transmetuesi ukrainas.

Ai tha se gjithashtu e ndjen trishtimin dhe zhgënjimin e transmetuesve për faktin se konkursi i vitit të ardhshëm nuk mund të mbahet në Ukrainë.

 

“Është synimi ynë i plotë që fitorja e Ukrainës të reflektohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm.

Kjo do të jetë një prioritet për ne në diskutimet tona me mikpritësit e ardhshëm.”

 

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson, Jamie Davies, tha se fitorja e Ukrainës në Eurovision Song Contest ishte shumë e merituar dhe Britania kishte shpresuar të shihte ngjarjen e vitit të ardhshëm të mbajtur në vendin fitues.

 

“Nëse kjo do të ishte e pamundur, ne do të mirëprisnim mundësinë për të punuar ngushtë me Ukrainën dhe BBC-në për ta pritur atë këtu në MB. Britania do të sigurojë që ngjarja të pasqyrojë “kulturën, trashëgiminë dhe krijimtarinë e pasur të Ukrainës”-u shpreh zëdhënësi i kryeministrit britanik.

You don't have permission to register