Eurostat: Shqipëria vendi i parafundit për konsumin e alkoolit

Shqiptarët nuk janë pijedashës.

Kjo sipas statistikave zyrtare të Eurostat që rendisin vendin tonë të parafundit në Europë duke lënë pas vetëm Turqinë.

Fuqia blerëse ishte 19 për qind e mesatarës evropiane,  ndërkohë Kosova qëndron pak më lartë se Shqipëria me 22 për qind.

Kurse, ata që e duan më shumë alkoolin në Ballkanin Perëndimor janë malazezët dhe serbët e pas tyre vjen Maqedonia e Veriut.

Në nivele të ngjajshme me Shqipërinë paraqitet Bosnjë e Hercegovina.

Çmimet e alkoolit në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane.

Pijet alkoolike më të lirat në rajon llogaritet të jenë në Maqedoninë e Veriut me 81% të mesatares evropiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares evropiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Evropian, sipas tabelave të Eurostat.

Ndërkohë tek shtetet më pijedashëse hyjnë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut.

Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28 për qind i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69 për qind, pra poshtë mesatares.

*TiboNews