Eurostat: Shqipëria, e para në Europë për netë-qëndrimet

Eurostat ka renditur së fundmi Shqipërinë të parën nga vendet e Europës për rritjen më të madhe të net-qëndrimeve të turistëve përgjatë vitit 2023, krahasuar kjo me një vit më parë.

Të dhënat e Eurostat, tregojnë se nga Janari deri në Dhjetor pati më shumë se një dyfishim të net-qëndrimeve në strukturat akomoduese, konkretisht në krahasim me vitin 2022 është shënuar një rritje me 56.8 %.

Kjo shifër rezulton disa herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian që njohu një zgjerim të net-qëndrimeve me vetëm 6.1%.

Përveç të huajve, vizitorët vendas kanë njohur po ashtu një rritje të ndjeshme prej afro 57% më shumë sesa në vitin 2022.

Sipas statistikave, edhe në tremujorin e fundit të 2023-it, nga Tetori deri në Dhjetor, Shqipëria ka përjetuar rritjen më të madhe të net-qëndrimeve në Europë, me 71.5%.

Për këtë tregues për gjithë vitin e kaluar pas Shqipërisë renditet Malta me 20.5% dhe Qipro me 20%.