
Eurostat: Shqipëria dhe Rusia, dy vendet me korrupsionin në rritje
Shqiptarët dhe Rusët kanë rezultuar me indekset më të përkeqësuara të korrupsionit në Europë sipas një grafiku krahasues që ndërtoi Eurostat, për këtë tregues nga 2015-2021. Krahasimi që përfshiu disa vende të Europës dhe të tjera në zhvillim është një indeks i bazuar në një kombinim e anketave dhe vlerësimeve të korrupsionit nga 13 burime të ndryshme.
Përgjatë 2015-2021 Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport me veten. Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit.
Sipas Transparency International, vendet anëtarë të BE- së vazhduan të renditen ndër më pak të korruptuarat në nivel global në 2021. Danimarka, Finlanda dhe Suedia, të cilat kryesojnë renditjen, ndërsa në anën tjetër të shkallës, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania treguan nivelet më të larta të perceptimit korrupsioni në të gjithë BE-në.
Në vendet jashtë BE-së Shqipëria dhe Rusia kishin nivel të lartë të përceptimit të korrusionit në sektorin publik.