Europiani, Kombëtarja gati për ndeshjen në Moldavi

Kombëtarja ka mbërritur në Moldavi për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese të Europianit që do të luhet në Kishinjev.

Dje në orën 18:00 u zhvillua edhe stërvitja zyrtare në stadiumin e takimit dhe më herët konferenca e trajnerit Sylvinho.

Shqipëria është pranë kualifikimit në finalet e Euro 2024 dhe i nevojitet 1 pikë pa patur mendjen te rezultati i sfidës Poloni–Çeki.