Europiani 2024 në TIBO. Ja lojtarët që ka zgjedhur Sylvinho për Kampionatin

Tekniku i ekipit kuqezi Sylvinho ka zgjedhur lojtarët e Kombëtares që do të luajnë në ndeshjet e Europianit 2024, të cilat do të mund t’i shihni në platformën Tibo, live në cilësinë më maksimale.

Më herët, trajneri i Kombëtares mbajti konferencën duke u shprehur së është shumë krenar që mbërriti ky moment dhe që do të shkojnë në finalet e një Kampionati Europian.

Gjithashtu tekniku Silvinjo në emër të tij dhe stafit teknik, falënderoi djemtë që kanë dhënë kontribut në kualifikueset e Europianit.

Zgjedhjet e trajnerit Silvinjo:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni;

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

Kampionati Europian i Futbollit 2024 me 51 ndeshje, në plot 31 ditë, me 24 skuadra, në 10 qytete pritëse dhe me 1 qëllim të vetëm, finalen e madhe të Berlinit dhe Trofeu i Fitores do të transmetohet i gjithi, në cilësinë maksimale në platformën Tibo.

Plaforma e dashur për të gjithë shqiptarët, ka arritur me sukses marrëveshjen me Platformën Tring, që i jep Tibo-s së bashku me Tv Klan,  të drejtën e transmetimit të ndeshjeve në dy kanale,  Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2 dhe transmetimin e ndeshjeve në formatin OTT IPTV, në të gjithë globin.

Arrihet marrëveshja, TIBO, Tring dhe Klan transmetojnë ndeshjet e Kampionatit Europian