Europiani 2024 në TIBO, flet Ramadani: Në minutën 85’ dua t’i bëj gol Italisë

Kombëtarja shqiptare nis ndeshjen e parë të Euro2024 më 15 qershor kundër Italisë, një ndeshje e fortë dhe plot emocione, e cila si të 51 ndeshjet do të transmetohen në Tibo për shqiptarët kudo në botë, live në cilësinë me maksimale.

Por si do jetë kjo ndeshje?

Futbollisti i Kombëtares, Ylber Ramadani ka folur në një konferencë me gazetarët shqiptarë nga Gjermania ku shprehu  një dëshirë. Ai tha se do donte t’i shënonte një gol Italisë në minutën ’85 që të mbyllet sa më mirë.

“Në minutë 85’ që ta mbyllnim sa më mirë”.

Ramadani shtoi se pavarësisht se Itali ka një ekip të mirë dhe të konsoliduar, në fakt e njohin lojën e tyre për shkak se një pjesë e kuqezinjve luajnë në kampionatin italian.

Ai tha:

“Çdo lojtar të Italisë pothuaj e njohim si luajnë, ne i dimë sepse kemi luajtur kundër tyre edhe gjatë kampionatit. Të treja këto ndeshje janë shumë të forta. Në ndeshje duhet të hyjmë që të marrin rezultatin që na duhet. Më motivion edhe më shumë kur dikush nuk më vlerëson fare sepse në heshtje mund t’i thuash çdo gjë”.

Ndërkaq, nuk duhet harruar që të gjitha ndeshjet e Kampionatit Europian në Gjermani do t’i ndiqni në platformën Tibo, e cila arriti një marrëveshje të suksesshme me Tring.

Si do jetë “fati” i Shqipërisë në Kampionatin Europian? Kafshët bëjnë parashikimin