
Europianët reduktuan ngrohjen e tyre këtë dimër
Kriza energjetike që ka kapluar Europën ka sjellë edhe ndërgjegjësim të qytetarëve.
Të dhënat tregojnë se shumica prej tyre kanë zgjedhur të reduktojnë ngrohjen e tyre këtë vit nëpërmjet kursimit.
Sipas kompanisë Tado me bazë në Mynih, shumica e familjeve europiane monitorohen nëpërmjet termostateve inteligjentë mbi konsumin e tyre të gazit për ngrohjen.
Këtë vit është parë rënie e konsumit jo vetëm nga familjarët por edhe nga bizneset.
Kompania tregoi nëpërmjet raporteve të saj se këtë dimër u desh që data të shënonte 28 nëntor që 90% e shtëpive evropiane të ndiznin ngrohjen e tyre.
Krahasuar me vitet e mëparshme, është vënë re një prag i ri i vënë nga qytetarët që zgjodhën të ndiznin ngrohjen e tyre me disa javë vonesë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 80% e shtëpive nuk kanë përdorur sistemet e tyre të ngrohjes.
Këto fakte tregojnë më tepër mbi ndërgjegjësimin e qytetarëve për kursimin e energjisë dhe çmimeve në rritje të cilat erdhën si pasojë e sulmit Rus në Ukrainë.
BE importon 80% të gazit nga Rusia dhe ka bërë përpjekje të mëdha për të ulur varësinë mbi këtë produkt të Kremlinit.
*TiboNews