Euro në nivelin më të ulët prej dhjetorit

Leku vijon revanshin përballë monedhës europiane. Kjo pasi Euro ka prekur nivelin më të ulët të regjistruar gjatë vitit 2024.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 103 lekë, duke shënuar humbje me gati 2 pikë nga fillimi i këtij viti kur këmbehej me rreth 105 lekë.

Nëse e krahasojmë me një vit më parë hendeku rezulton edhe më i thellë.

Leku shqiptar rezulton 13 pikë më i fortë se euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pritshmëritë e agjentëve të kursit të këmbimit janë që leku shqiptar do vijojë të ketë pozicion të fortë ndaj valutave të huaja.

Forcimi i monedhës kombëtare sipas Bankës së Shqipërisë ka efekte pozitive në ekonominë shqiptare pasi

ndikon direkt në nivelin e çmimeve të produkteve që importohen nga vendet e BE në euro.