Euro në nivelet më të ulëta në histori, bizneset caktojnë vetë kursin e këmbimit

Euro ka rënë në nivelet më të ulëta në histori duke u këmbyer me 117.08 lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë.

Pak javë më parë monedha evropiane qëndronte në nivelet e 116.6 lekëve.

Por, nga vëzhgimet në terren shihet se shumë biznese kanë të afishuara kurset e tyre të këmbimit, ndryshe nga ai zyrtar, duke qenë gjithmonë poshtë nivelit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.

Turistë të ndryshëm kanë raportuar se në pikat turistike eurot i kanë thyer edhe me 112 lekë. Për ekspertët ky informalitet në ekonomi duhet ndalur.

*Tibo News