
Euro dhe paundi britanik zhvlerësohen përballë dollarit
Euro dhe paundi britanik u zhvlerësuan në nivele rekord karshi dollarit amerikan. Rënia reflekton frikën e tregjeve se Eurozona po shkon drejt recesionit ekonomik. Një tjetër arsye është rezultati e zgjedhjeve në Itali, ekonomia e tretë më e madhe e BE-së.
Paundi u këmbye me 1.03 dollarë, niveli më i ulët në 50 vitet e fundit, pas vendimit të qeverisë së Liz Truz për shkurtimin e taksave, si pjesë e një pakete prej 45 miliardë paundësh për të ndihmuar ekonominë.
Tregjet e kanë reflektuar negativisht këtë vendim mes frikës se Britania e Madhe do të rrisë huamarrjen për të kompensuar mungesën e të ardhurave në buxhet nga shkurtimi i taksave.