AlbanianEnglish

Euro bie nën nivelin e dollarit

Në katër javët e fundit, kursi midis euros dhe dollarit humbi 2,06 për qind, kurse gjatë 12 muajve të fundit, ra me 14,78 për qind.

Një euro sot këmbehet me 0.99 dollarë. Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji ka rritur shanset për recesion në zonën e euros.

Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.

Dollari ka qenë gjithashtu i fortë muajt e fundit, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga banka qendrore amerikane dhe investitorët që kërkojnë strehën e sigurt të aktiveve të dollarit në kohë trazirash globale.

You don't have permission to register