Euro 2024, superkompjuteri bën parashikimin për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për një debutim sa më të mirë në Euro 2024, e cila do të transmetohet në cilësinë më maksimale në Tibo për shqiptarët kudo në botë, të 51 ndeshjet e kampionatit.

Ka shumë shpresa për ekipin tonë, ndonëse ka qëlluar në një grup me skuadra tejet të mira, si Italia, Kroacia dhe Spanja.

“Opta” ka analizuar mundësitë e 24 skuadrave që marrin pjesë në Euro2024, duke nxjerrë falë superkompjuterit edhe mundësitë e secilit ekip dhe si do të jenë me ‘fatin’.

Sipas “Opta”, mundësitë e Shqipërisë për të fituar Kampionatin janë vetëm 0.2%, duke qenë ekipi i parafundit përsa i takon shanseve për sukses. Superkompjuteri jep vetëm 0.8% shanse që kuqezinjtë të arrijnë në finale dhe 3.2% për të shkuar deri në gjysmëfinale.

Ndërkaq sa i takon mundësive në grup, Shqipëria ka përqindje më të lartë për të dalë e katërta sipas “Opta”, teksa simulimi kompjuterik i jep 56,4%, vendi i tretë llogaritet, 25,7%, vendi i dytë 12,3% dhe ai i pari në grup vetë, 5,6%.

Shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%, ndërsa përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale.

Llogaritë nga “Opta” janë realizuar përmes një programi të sofistikuar të dhënash dhe të simuluar.