EURO 2024/ Shqipëria në grupin më të fortë

Shqipëria mësoi edhe ekipet që do të përballet në grupin e “Euro 2024”, ku përballë gjejmë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.