Euro 2024 në TIBO, Spanja, skuadra më e fortë e grupeve, ku renditet Shqipëria

Me përfundimin e fazave të grupeve të Euro 2024, ka filluar të bëhet edhe renditja e ekipeve më të forta.

Rezulton se në vend të parë është Spanja, e cila mban një rekord 100% në fazën e grupeve. Duke marrë në konsideratë talentet në skuadër, ka shumë interes për performancën e tyre në fazën tjetër.

Ndërsa Austria rezulton në vend të dytë, kjo renditje vjen edhe si një surprizë për performancën e lojtarëve dhe punën e trajnerit Ragnik, që u finalizua me rezultatin 3-2 ndajHolandës.

Gjermania rezulton në vend të tretë. Danimarka në raundin tjetër, duket si një fitore e arritshme pas së cilës gjërat mund të bëhen vërtet interesante.

Në vend të katërt, renditen zviceranët të cilët ishin të pafat në barazimin ndaj Gjermanisë.

Ndër 24 skuadrat pjesëmarrëse, Shqipëria renditet në vendin 21.