Euro 2024. Në Gjermani mbërrin edhe Policia Shqiptare, ja këshilla për tifozët

Edhe Policia Shqiptare ka mbërritur në Gjermani pas ekipit kombëtar. Ekipi prej 16 punonjësish policie ka disa detyra, por ajo që është më e rëndësishmja është shoqërimi i Kombëtares Shqiptare gjatë të gjitha lëvizjeve të saj.

6 oficerë të lartë u pozicionuan në qendrën ndërkombëtare për bashkëpunim policor në qytetin Neuss(Nois), ndërkaq pjesa tjetër janë vendosur në Bamberg(Bembërg).

Agron Çeli, Shefi i Sektorit të Rendit Publik në Policinë e Shtetit  ka treguar: Do të jenë nga Forcat Kombëtare të Sigurisë, Nga Forcat e Posaçme Shqiponja, nga strukturat e hetimit të Krimit. Do të kryejnë kryesisht patrullime të përbashkëta me strukturat e Policisë Gjermane kryesisht në aeroporte, stacione hekurudhore, në afërsi të stadiumeve dhe për sigurinë e ekipit tonë kombëtarë. Do të futen edhe në stadium, por sipas nevojave dhe kërkesave që do të ketë Policia Gjermane do të mbështesin edhe në ato vende ku do të ketë edhe ‘fan zone’ që do të ketë shumë tifozë të përfaqësueses sonë kombëtare.

Nga data 10 deri më 13 qershor ekipi policor do të trajnohet dhe certifikohet, ndërsa në datën 14 qershor do bëhen bashkë me 22 mijë punonjës të policisë federale të cilët do përqendrohen në kufij, në stadiume, sheshe, aeroporte, në stacione treni si dhe në zona të tjera.

Shefi i Sektorit të Rendit Publik në Policinë e Shtetit ka një thirrje për tifozët shqiptarë që do ndjekin ndeshjen nga stadiumi:

Ne kemi pasur pika kontakti që do të jenë përsëri me grupet e tifozëve të ndryshëm që do të jenë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova etj. Ju bëj thirrje tifozëve që në kontaktet që do të kenë me përfaqësuesit e Policisë së Shqipërisë në Gjermani të marrin pjesë që të njihen me të gjitha masat ndëshkuese të shtetit gjerman.

Grupi i Policisë Shqiptare, do qëndrojë në Gjermani në varësi të rezultatit të Kombëtares. Në rast të ndërprerjes së rrugëtimit të ekipit kuqezi, Policia Shqiptare do rikthehet në Shqipëri 1-2 ditë pas tyre.

Të 51 ndeshjet do të mund t’i shihni live, në cilësinë më maksimale. Në platformën TIBO për shqiptarët kudo në botë.

SUPEROFERTA
SHQIPËRIA KAMPION EVROPE

1 ABONIM PREMIUM, PËR 4 PAJISJE
(dy televizorë dhe dy mobile)

PËR VETËM 99 €

Shijo magjinë e Euro 2024, kampionatet më të mira sportive dhe argëtimet e tjera për të gjithë familjen!
(pamjet me euro2024, me shpejtesi reali qe ngren champions league, aksion ne nba dhe pamje motogp, argetimet e tjera mbylle me galeri filmash nga appi)

Europiani 2024 në TIBO, flet Ramadani: Në minutën 85’ dua t’i bëj gol Italisë

Si do jetë “fati” i Shqipërisë në Kampionatin Europian? Kafshët bëjnë parashikimin