EURO 2024/ “Gjelat” e Mbappe zbresin në fushë, Ukraina përballet me Rumaninë, Belgjika kërkon fitore ndaj Sllovakisë

Deri më tani mund të konsiderohet si një event “magjik”. Plot 23 gola në vetëm shtatë ndeshjet e para është ajo çka na ka dhuruar Kampionati Evropian i futbollit në Gjermani dhe spektakli pritet të vijojë edhe këtë të hënë, me tre sfida spektakolare, ku në fushë do të zbresë edhe një tjetër prej favoritëve, të trofeut.

Kështu, në orën 15:00, Kombëtarja e Ukrainës do të nisë rrugëtimin e saj evropian, ku në “Allianz Arena”, të Hamburgut do të përballen me Rumaninë, në sfidën e parë të Grupit E, me dyshen Dovbyk-Tsygankov, që do të kërkojnë një nisje sa më të mbarë të këtij edicioni, pavarësisht se skuadra përballë di si të rezistojë, por edhe të surprizojë kundërsharët.

Pas mbarimit të kësaj përballjeje, në orën 18:00 vjen një tjetër sfidës “simpatike”, e cila pritet të jetë tepër e luftuar, në fushën e blertë, me “Djajtë e Kuq” të Belgjikës, që do të kërkojnë tre pikët e para të këtij Kampionati Evropian, ku përballë do të kenë Sllovakinë dhe natyrisht pritet një fitore e lehtë nga djemtë e Tedesco.

Në fund të ditës vjen edhe sfida më spektakolare e kësaj të hëne, me “Gjelat” e Francës që do të nisin rrugëtimin e tyre, në këtë Kampionat Evropian, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit do të ndeshen me një kundërshtar jo dhe aq të lehtë si Austria, teksa pritet që të tregojnë forcën e tyre që në këtë sfidë, ashtu siç edhe Gjermania me Spanjën, në ndeshjet e para.

Ndeshjet e së hënës:

Grupi D

Ora 21:00, “Merkur-Spiel Arena”

Austri – Francë

Grupi E

Ora 15:00, “Allianz Arena”

Rumani – Ukrainë

Ora 18:00, “Deutsche Bank Park”

Blegjikë – Sllovaki