EULEX-i ka furnizuar me ndihma policët e Kosovës në Jarinjë

Shefi i EULEX-it ka njoftuar se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Kosovës për të furnizuar me ushqime e veshmbathje oficerëve të Policisë së Kosovës në pikat kufitare në Jarinjë.

Ndërkohë gjatë ditës Policia e Kosovës ka njoftuar se 9 pjesëtarë të saj, janë transportuar nga pikat kufitare në veri të vendit për në jug të Kosovës falë bashkëpunimit me misionin e KFOR-it.