Escobar nga Ambasada e SHBA në Beograd: Asociacioni duhet të formohet

Në një konferencë për media nga Ambasada e SHBA-së në Beograd, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen, përfshirë edhe formimi i Asociacionit.

I dërguari amerikan tha se dialogu duhet të vazhdojë dhe se shpreson në gjetjen e një zgjidhje për targat e dokumentet serbe deri në fund të muajit.