AlbanianEnglish

Ertjan Kofsha shkëlqen në Kampionatin e Peshëngritjes në Poloni

Ertjan Kofsha ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Poloni.

Talenti shqiptar ka fituar plot tri medalje ari në grupmoshat U-17.

Kofsha, i cili garoi në peshat 89 kg, realizoi një paraqitje shumë të mirë, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.

Ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes dhe 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

*Tibo News.

You don't have permission to register