
Ermir Lushnjari flet për aplikacionin e tij “Çaj Mali”
Ermir Lushnjari ka emigruar që në moshën 15 vjeçare në Itali. Në profesion jurist aktualisht ai punon si këshilltar ligjor për emigracionin në Verbania, Itali. Por si nisi rrugëtimi i tij dhe ideja e krijimit të një aplikacioni për të ndihmuar të gjithë emigrantët sesi të pajisen me nënshtetësinë Italiane.
I krijuar prej vitit 2018 ky aplikacion ka sqarime të detajuara për të gjitha rrugët që duhet të ndiqen për përgatitjen e dokumentave, pagesat, zyrat ku duhet të drejtohen etj, ndërsa Ermiri shprehet se çdo klient i tij i kombësive të ndryshme ka kontribuar në këtë aplikacion.
Dhe pse italianët i dhanë ide dhe insistuan që ky Aplikacionit të merte një emër italian, Ermiri vendosi ta quaj “Çaj Mali”, por përse ky emër?
Ky aplikacion ka rezultuar mjaft i suksesshëm, pasi është shkarkuar nga mbi 10 mijë përdorues në 188 shtete të ndryshme.
Çaj mali i udhëzon emigrantët si të pajisen me nënshtetësinë italiane, dhe ka tetë funksione.