Ermand Mertenika: A po na konkurron “Inteligjenca Artificiale”

Ermand Mertenika / Inxhinier Biomjekësor.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një koncept i cili po sjell revolucionarizim në botë dhe tashmë është kthyer në kryefjalë globale mediatike me të rejat më të fundit që po ndodhin kryesisht në botën e zhvilluar. Zhvillimi i teknologjisë po sjell eficiencë shumë të lartë në produktivitet në të gjithë sektorët. Në sektorin mjekësor kemi të bëjmë me zhvillimin dhe evolimin e roboteve kirurgjikale dhe të tjera të cilët po zgjidhin problematika shëndetësore të ndërlikuara për një kohë mjaft të shkurtër.

Këta robotë në bashkëpunim gjithmonë me kirurgë specialistë po ndryshojnë me një ritëm mjaft të shpejtë proceset kirurgjikale dhe diagnostike. Koha e trajtimit të pacientëve është më e shkurtër dhe precizioni i kryerjes së procedurës kirurgjikale është shumë e lartë, koha e rehabilitimit te pacientit është reduktuar.

Përsa i përket sektorit industrial zhvillimi i teknologjisë po sjell një progres madhor kryesisht në industrinë e pajisjeve teknologjike dhe atë të automobilave.

Zhvillimi i AI në sektorin industrial po sjell një produktivitet mjaft të madh mujor dhe për një kohë mjaft të shkurtër procesimi.

Një zhvillim madhor po ndodh dhe në botën e IT-së (Teknologjisë së Informacionit) ku krijimi i mikro-kompjuterave dhe softuerëve të ndryshëm po sjell një revolucionarizim në aplikime të ndryshme.

Bota e medias është prekur gjithashtu nga ky zhvillim i teknologjisë ku kamerat robotike , skenat e studiove , transmetimi i informacionit audio-vizual po bëhen gjithnjë e më të shpejtë dhe më atraktivë.

Në sektorin kulinar kemi te bejmë me aplikimin e robotëve guzhiner dhe kamariere.

Në sektorin ushtarak dhe në atë kozmik të tjera zhvillime po ndodhin si krijimi i droneve ushtarake apo tankeve robotike, gjithashtu dhe evolimi i teknologjisë në astronomi po ndikon në zbulime dhe gjetjen e informacioneve hapsinore të pa ditura me parë.

Sigurisht zhvillimi i teknologjisë po ndikon dhe jo fort këndshëm në shoqëri pasi ky zhvillim mund të riskojë profesionet e ndryshme

pra në uljen e numrit të punonjësve pasi në kompani apo korporata të mëdha kemi një numër të vogël punonjësish të kualifikuar ose të mbi-kualifikuar dhe proceset e tjera i bën sistemi robotik.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale po ndikon në psikologjinë e të rinjve kryesisht të rrjeteve sociale gjatë së cilës bota e internetit apo kryesisht rrjetet sociale po e zënë në kurth psikologjinë e të rinjve.

Teknologjia po I ben njerezit introvertë dhe dembele. Shoqeria e sotme nuk është si ajo e mëparshme pasi kemi të bejmë me konceptin e introvertizmit që do të thotë “Unë dhe Smartfoni”

Nëse nuk do e kontrollojë ketë zhvillim të pakthyeshëm dhe revolucionar të teknologjisë, atëherë mund të na kthehet ne boomerang dhe mund ta keqperdorim atë.

Ky zhvillim masiv po ndikon dhe ne fuqizimin e krimit kompjuterik (Krimi Kibernetik) e cila mund te riskojë gjithnjë e më tepër privatësinë tone.

Nëse nuk mund ta kontrollojme progresin masiv të inteligjencës artificiale atehere mund me plot bindje te themi qe Inteligjenca Artificiale po e ul koeficientin e Inteligjences Natyrale që do të thotë që po na konkuron.