Ermal Meta vjen me librin e tij të parë

Këngëtari i njohur, Ermal Meta, prej vitesh ka korrur një sukses në Itali, por mesa duket talenti i tij po zgjerohet përtej asaj që jemi mësuar ta shikojmë.
Së fundmi, ai ka shkruar librin e tij të parë, “Domani e per sempre”, i cili do të publikohet më 19 maj.

 

Këtë e ka bërë të ditur me anë të rrjetit të tij social “Instagram”.

“Më ka bërë të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikoj, të shoh, të dëgjoj, të rri zgjuar për netë të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar. Më 19 maj del romani im i parë, “DONAMI E PER SEMPRE”. Ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet të fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka kisha brenda dhe atë që nuk kisha, e mora hua nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë të tyren, atyre që do ta duan siç e kam dashur unë që në fjalët e para. Shihemi së shpejti miq.”

 

Copëzat nga jeta e tij personale, artisti në fjalë, i ka ndarë edhe më herë të tjera.
E tillë është edhe kënga e 6 viteve më parë, “Lettera a mio padre”, që iu dedikua babait të tij të dhunshëm, për të cilin ka folur shpesh.