Ermal Mamaqi tregon për librin në “Garë me Veten”

Ai është i kudogjendur dhe i përfolur për trajnimet e tij motivuese që ka sjellë në Shqipëri.

Pavarësisht komenteve dhe kritikave Ermal Mamaqi duket se nuk dëshiron të ndalet dhe kësaj here jashtë skenës e takojmë edhe në Panairin e Librit.

“Në garë me veten” është libri që komediani sjell për lexuesit e tij me synimin për të ndihmuar këdo që kërkon të rritet . Për Tibo News ai tregon ndjesitë e para që po merr nga ky panair.

Ashtu siç titulli i librit që sjell, Ermali duket se në këtë panair është  në garë vetëm me veten. Pas komenteve të mëparshme të cilat trazuan rrjetin pasi aktori u shpreh se romanet nuk përcjellin asnjë vlerë, ai shprehet se shpreson që ky panair të afrojë lexuesit me librat, por kësaj here aktori nuk bëri ndarje mes kategorive.