Erkand Qerimaj, kampion i Europës në stilin e shkëputjes

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Europës në stilin e shkëputjes, pasi arriti të ngrejë 150 kilogramë.

Pas Evangjelia Velit, një tjetër sukses u regjistrua në radhët e peshëngritësve shqiptarë, Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe në shkëputje.

Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër.

Medalje argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.

*Tibo News