Erisilda Shpati: 8 marsi në shqipëri shihet si festë dhe jo protestë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” organizoi një marshim paqësor me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi të drejtat e grave në qytetin e Durrësit. Erislida Shpati, avokate dhe aktiviste prej vitesh për lirinë dhe të drejtat e grave tregon për rastet e dhunës në vend dhe si manifestohet kjo datë në vendin tonë.

Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” , AWEN-Albanian Women Empoëerment Network dhe Koalicioni “Gruaja, Paqja, Siguria” ishin pjesë e marshimit të zhvilluar edhe në Tiranë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Nën sloganin “S’festojmë! Marshojmë! Për një jetë pa dhunë për gratë dhe vajzat!” përcollën mesazhe për rolin e pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në ndërtimin dhe udhëheqjen e paqes në botë.

Mesazhet e përcjella synojnë ndryshimin e mentalitetit se 8 Marsi nuk mund të jetë një ditë feste, kur vetëm disa ditë më parë humbën jetën 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera nga e dora e vetëm një burri.