
Erida Zarka tregon për eksperiencën e saj si anëtare e partisë socialdemokrate në Gjermani
Prej 8 vitesh jetoj Erida Zarka jeton në Hamburg dhe prej 7 vitesh është anëtare e partisë SPD(Socialdemokrate). Aktualisht ajo punon në fushën sociale, merret me politikë, dhe është përkthyese në shqip dhe dy gjuhëve të tjera në ministrinë e arsimit. Erida është nën e dy fëmijëve të rritur, por i gjithë angazhimi saj në punë dhe si prind nuk e ka penguar që të merret dhe me vullnetarizëm. Sipas saj dhjetë vjeçari i fundit ishte më i vështiri për shqiptarët prandaj dhe kjo ka qenë shtysa kryesore për të shkuar jashtë vendit.
Si çdo profesion tjetër apo largimi jashtë vendit do të sillte disa sfida mbi nisjen e jetës personale dhe profesionale në një vend të huaj. Por përtej gjithçkaje ajo shprehet se në gjermani ka arritur atë që në Shqipëri e mendonte të pamundur.
Ajo është aktive në politikën e landit të Hamburgut dhe kjo për arsye se të gjithë përfaqësuesit politik mund të vijë nga profesione të ndryshme për të krijuar kështu zgjidhje gjithëpërfshirëse për probleme të caktuara.
Erida shprehet se në Gjermani është përballur dhe ma racizëm dhe sfida të tjera dhe qëndrimi larg vendit të lindjes nuk ka qenë aspak i lehtë.