
Epokë e re për Demi Lovato-n
Demi Lovato është e njohur si një nga këngëtaret më të dashura dhe kohëve të fundit ka folur për eksperiencën e saj, atë të rikuperimit nga substancat narkotike.
Këngëtarja ka folur njëkohesisht edhe për albumin e saj i cili për publikun do të vijë në gusht, “HOLY FVCK’.
Demi ka publikuar edhe këngën e saj të re, “Substance” e cila tha:
“Kisha njerëz rreth meje që donin që unë të isha esëll dhe nuk mendoj se e doja këtë gjë. Unë provova vetëm të pi duhan, u përpoqa ta bëja këtë, i bëra të gjitha vetëm për të arritur në një zgjidhje.”
Lovato prej goxha kohësh ka qenë duke luftuar me varësinë ndaj drogës, duke përfshirë edhe efektet e mbidozës, ndodhur në vitin 2018.
Së shpejti këngëtarja do të festojë 30-vjetorin dhe me anë të reflektimit ajo do të nisë një tjetër fazë jetësore.
“Unë gati jam 30 vjeçe dhe tashmë jam në një fazë të jetës që më duhet të reflektojë dhe t’i bëj gjërat ashtu sic duhet të jenë.”
Kjo fazë e jetës do të shoqërohet edhe me një tur koncertesh dhe ajo është shumë e emocionuar për këtë.
“Ne po punojmë shumë për të ofruar një shfaqje të jashtëzakonshme për të gjithë fansat e mi dhe mezi pres t’i shoh ata personalisht për të festuar këtë muzikë të re.”