“Epoka e vlimit global ka mbërritur”

Kombet e Bashkuara kanë dëuar sot botën për prishje klimatike në paralajmërimin më morbid për katastrofën klimatike që na pret.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres paralajmëroi sot se epoka e ngrohjes globale ka përfunduar dhe “epoka e vlimit global ka mbërritur” pasi shkencëtarët thanë se korriku ishte muaji më i nxehtë në botë i regjistruar.

“Ndryshimi i klimës është këtu. Është e frikshme. Dhe është vetëm fillimi”, u tha Guterres gazetarëve.

“Është ende e mundur të kufizohet rritja e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius dhe të shmanget ndryshimi më i keq i klimës.

“Por vetëm me veprim dramatik dhe të menjëhershëm klimatik. Liderët duhet të udhëheqin. Nuk ka më hezitim. Nuk ka më justifikime. Nuk ka më pritje që të tjerët të lëvizin të parët. Thjesht nuk ka më kohë për këtë.’

Guterres iu drejtua udhëheqësve nga samiti i Agjencisë së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë mbi sistemet ushqimore në Romë.

Pas javësh temperaturash rekord, motit ekstrem dhe zjarreve që përfshinë pjesë të mëdha të Evropës, fjalët e tij zbuluan se sa afër është planeti ndaj katastrofës.

Ai theksoi se nevojitet veprim kolektiv – ‘jo dëshpërim’ – për të ndaluar ‘më të keqen’ që do të vijë…