Epidemiologët veteriner: Gripi i shpendëve nuk rrezikon konsumatorët

Epidemiologët veteriner janë shprehur se gripi i shpendëve nuk rrezikon shëndetin e qytetariëve. Nëse ushqimet gatuhen në temperaturë të lartë, ato nuk paraqesin asnjë risk për konsumatorin.

“Nuk paraqet asnjë risk për konsumatorin pasi ushqimet gatuhen në temp të lartë. Problem mbetet për vetë shpendët pasi janë pjesë e ekonomisë kombëtare dhe familjare, problemi është me karakter ekonomik pasi dëmtohet prodhimtaria e vezëve në vend pasi ndikon tek të ardhurat e ekonomisë kombëtare dhe problemi që shkakton vetë tek kafshët”.

Përsa i përket shpendëve të oborrit, veterinerët rekomandojnë që të përdoret në higjienë maksimale nga fermerët në momentin kur kontaktojnw shpendë të ngordhur.

“Fermerët nuk këshillohen t’i prekin shpendët e ngordhura, edhe pse rreziku nuk është shumë i lartë. Edhe nëse një fermer prek një shpend të ngordhur atëherë duhet të lajë duart shumë mirë me sapun, pasi shmang çdo rrezik potencial, edhe pse është rrezik shumë i ulët”.

Në Shqipëri gripi shpendëve është evidentuar që prej vitit 2006. Influenca aviare është një sëmundje që prek shpendët e egër, por tek shpendët e butë sjell mortalitet të lartë.