Enris Qinami, nga dashuria për sharkinë tek lidhja me sufizmin

Enris Qinami prej vitesh 20 vitesh jeton dhe punon në Francë si pedagog i muzikës. Përveç muzikës ai ka një lidhje të ngushtë me mistikën dhe instrumentin e sharkisë. Dashurinë për atdheun e ka mbajtur me vete duke ja përçuar edhe studentëve të tij në Paris.

Nisur nga një sharki 60 vjecare dhe atelies së një puntori të vjetër këtu do të krijohej edhe lidhja e tij me këtë instrument kaq të vecantë. Si çdo rrugëtim tjetër dhe ai i Enrisit nuk ka qenë i lehtë, por durimi dhe dëshira për të marrë të gjitha mundësitë e mira që i ofron vendi ku jeton e kanë ndihmuar të jetë i suksesshëm.