
Enrique Iglesias “tund” sheshin “Skënderbej” pa nisur akoma koncerti, ja ç’po ndodh një ditë para festës
Mbrëmja e nesërme pritet të jetë ndryshe për të gjithë qytetarët, e sidomos ata të Tiranës. Dhe kjo kuptohet më mirë nëse kalon nga Sheshi Skënderbej.
19 kamionë të ardhur nga Turqia, Italia dhe Holanda po punojnë me ritme të shpejta për koncertin që do të mbajë një nga këngëtarët më të dashur me ritme latine, pasi thuhet se do përgatitet skena më e madhe e krijuar në Shqipëri nga ndonjë këngëtar.
Siç është njoftuar edhe më herët, do të jetë këngëtari Enrique Iglesias i cili do të performojë në Sheshin Skënderbej që aktualisht të lë përshtypjen e një kantieri ndërtimi për shkak të përgatitjeve të fundit. Sipas mediave, stafi i këngëtarit ka mbërritur tashmë për të nisur punën me ritme të shpejta, që gjithçka të shkojë perfekt.
Ndërkaq, Backstage Global dhe Live janë organizatorët e eventit të madh në bashhkëpunim me Bashkinë e Tiranës si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, duke përfshirë këtë koncert në listën e eventeve të Javës/Ndërkombëtare të Kulturës Spanjolle.
Artisti spanjoll Enrique do të këndojë live disa nga hitet e tij më të famshme, përmes koncertit madhështor, ku të pranishmit do t’i bashkohen duke kënduar e duke kërcyer. Do të ketë gjithashtu një ekip baleti, që do të shoqërojë këngëtarin latin. për ata që ende nuk e kanë rezerzuar biletën e tyre, mund të klikojnë në faqen zyrtare ëëë.backstage.al dhe në sportelin e Teatrit të Operës dhe Baletit.
Enrique Iglesias mori famë në mbarë botën në fillin e viteve ‘90 me hitet e tij plot ritme. Karriera e tij më pas u zgjerua në mbarë botën. Ndër hitet e tij më të famshme janë Bailamos, Rhythm Divine dhe kënga me Whitney Houston, Could i have this kiss forever. Enrique Iglesias ka të shitura më shuëm se 70 milionë disqe.