
“Engona”, rrjeti i parë i organizatave mjedisore
Organizatat mjedisore tashmë edhe në Shqipëri kanë një hapësirë ku mund të drejtohen për të ngritur ura bashkëpunimi me njëra-tjetrën. Rrjeti i organziatave ENGONA u realizua me mbështetjen e LevizAlbania, duke synuar rritjen e eficiencës së organizatve që operojnë në fushën e mjedisit, përmes funksionimit në rrjete tematike. Olsi Nika nga Eco Albania ndau më shumë detaje duke treguar se qëllimi i këtij rrjetëzimi nuk ishte të bënin bashkë vetëm organizatat që kryesissht janë të përqëndruara në Tiranë, por sidomos te rrjetëzimi i atyre që operojnë në rrethe.
Rrjeti ENGONA ju jep mundësinë të gjithë organizatave mjedisore për të qenë pjesë pasi është e ndarë në fusha interesi sipas tematikave.
Aktualisht pjesë e rrjetit ENGONA janë rreth 54 organizata nga rreth 90-100 që janë të regjistruara në regjistrin e OJF-ve në Shqipëri, të cilat janë të shtrira në të gjithë territorin.
Rrjeti i organziatave ENGONA është i hapur për këdo që dëshiron të bëhet pjesë dhe këtë mund ta bëjë në portalin Engona.al, vend ku mund të bëhen regjistrohen, të njihen më partnerët e mundshëm si dhe të aksesojnë informacionin.