
Enertila Bekteshi nga Shqipëria drejt Anglisë për të ushtruar profesionin e psikologes
Ëndrra dhe pasioni i Enertila Bekteshit ka qenë gjithmonë të që nurit psikologe. Në Shqipëri ajo pa qenë pjesë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ka shërbyer dhe në kohë pandemie.
Ajo është punësuar në kompaninë New meter me bazë në mbretërinë e bashkuar e cila ka në qendër problematika të traumës të shkaktuara nga episodet e dhunës dhe të tjera që lidhen me emigracionin. Gjithashtu ajo ka punuar si pedagoge në Universitetin e Tiranës për Psikologji Edukimi. Duke patur interes të veçantë për autizmin, Enertila është terapiste ABA e certifikuar nga Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” Ajo është autore e 6 artikujve shkencorë dhe prej 10 vitesh anëtare dhe bashkëpunëtore e National Autistic Society në Londër.
Dhe pse në Angli ajo u zhvendos në një kohë jo të përshtatshme kur kryeministri i vendit u ndërrua dhe mbretëresha më jetë gjatë ndërroi jetë kjo gjë ka pasur një impakt të parit të situatës në këndvështrime të ndryshme.
Njohja me bashkëshortin e saj do të ishte dhe kontakti i parë me Anglinë dhe pse iu deshën vite mundim për ta arritur.
Vlerësimi i profesionit të saj në Angli e ka bërë që ta vazhdojë sërish duke qenë se dëshira e saj më e madhe ka qenë investimi në psikologji. Kjo gjë ka bërë që rrugëtimin e saj jashtë vendit ta ketë më të lehtë.