
Energjia elektrike, Rama: E turpshme mungesa e ndihmës nga BE
Ndërsa presidenti serb Vuçiç kërkoi ndihmë nga Bashkimi Europian për krizën energjitike dhe dimrin e vështirë që pritet të vijë, Rama e cilësoi të turpshme mungesën e ndihmës nga BE. Rama solli në vëmendje kufizimet e vështira që Kosova ka vënë në zbatim prej krizës energjitike duke theksuar orët e gjata që vendi rri pa energji elektrike.
Presidenti i Serbisë deklaroi nga samiti i “Open Balkan” se BE-ja duhet të tregojë të njëjtën shkallë respekti që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar ndaj saj.